Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën
Ministri estonez Mbrojtjes, Hanno Pevkur, paraqiti dorëheqjen të mërkurën në mbrëmje, duke marrë përgjegjësi politike pas ankesave nga autoritetet kombëtare të auditimit në lidhje me parregullsitë në shpenzimet e mbrojtjes, si dhe një rast që përfshinte municione për Ukrainën që nuk u dorëzuan kurrë. Politikani i qendrës së djathtë, i cili ka qenë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes që nga viti 2022 , njoftoi largimin e tij një ditë pas zbulimit se ministria i dha një kontratë prej 70 milionë eurosh për furnizimin me municione një kompanie pa histori të mëparshme të shitjes së materialit. Rasti ka të bëjë me një kontratë të dhënë në vitin 2024 për kompaninë italiane Datasel SRL, e cila është në pronësi të kompanisë indiane Neco Defence Munitions, me...
Burimi:
vizionplus.tv