Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Dorëhiqet drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit
Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH, Saimir Boshnjaku ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në media raportohet se Boshnjaku i ka dorëzuar dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ai mbante detyrën e Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin nga data 20 korrik 2022. Motivacioni i dorëheqjes nuk bëhet me dije.