Dorëheqjet e drejtuesve lokalë/ Luan Baçi: Turp dhe mungesë dinjiteti! Të gjithë duhet të jenë nën hetim

Dorëheqjet e drejtuesve lokalë/ Luan Baçi: Turp dhe mungesë dinjiteti! Të gjithë duhet të jenë nën hetim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ndaj valës së dorëheqjeve në njësitë vendore, duke i cilësuar ato jo si akte reflektimi, por si prova të heshtura të korrupsionit dhe frikës nga ndjekja penale. Në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, ai tha se dorëheqjet e detyruara janë turpëruese dhe përbëjnë një pranim të heshtur të fajësisë. Ai kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria për të gjithë drejtuesit vendorë që kanë dhënë dorëheqje, duke përfshirë edhe rastin e Bashkisë Fier. LUAN BAÇI: Dhënia e dorëheqjes në mënyrë të detyruar publikisht është një turpërim, është një mungesë integriteti, mungesë dinjiteti, e...