Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre. Lëvizja vjen vetëm pak ditë pas shkarkimeve masive në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të forta nga Kryeministri Edi Rama për një “vetëpastrim” të thellë në administratën vendore, në funksion të reformës së paralajmëruar për zhvillimin dhe kontrollin e territorit. Një komision i ngritur pranë Bashkisë së Durrësit pritet të vendosë në ditët në vijim se cilat prej dorëheqjeve do të pranohen dhe cilët drejtues do të qëndrojnë në detyrë.
Burimi: Javanews.al