“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

“Dorëheqja? Mbase vjen momenti ta shpjegoj”/ Rama flet për protestat: Një “ushtri” profilesh false nxit narrativa

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat dhe momentin kur deklaroi se kishte menduar edhe dorëheqjen, si dhe për ndikimin e teknologjisë dhe profileve jo reale në nxitjen e narrativave të caktuara në rrjetet sociale. Gjatë intervistës me gazetaren Rudina Xhunga, në kuadër të podcastit të tij, Rama tha se reagimet dhe pakënaqësitë e qytetarëve e kanë shtyrë të analizojë ndryshimet që kanë ndodhur në shoqërinë shqiptare dhe rritjen e pritshmërive ndaj qeverisjes. “Në fakt, m’u bë gjithmonë e më interesante ajo pasqyrë për të kuptuar çfarë është. Besoj se aty fillon një provë e vërtetë për një lider, drejtues, mes asaj të cilës nuk i shpëton kush, sidomos, në mënyrë të veçantë në fazën e ndërmjetme, për të pasur krenari ose të drejtë, dhe...