“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

“Dorëheqja e Ramës s’ka për të ndodhur”, Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga ata të Serbisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama dhe të zgjedhjeve të parakohshme. Në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se qeveria është e gatshme të dialogojë me studentët për çështjet që ata kërkojnë të adresojnë, por jo me ata që, sipas tij, ushtrojnë dhunë. Ai u bëri thirrje studentëve që të marrin shembull nga studentët në Serbi, duke theksuar se ndryshimi i pushtetit në demokraci bëhet përmes votës. “Kryeministri Rama ka qenë shumë i qartë, dialog me studentët. Ka një propozim për dialog me studentët, sepse studentët kanë çështje për t’u adresuar, edhe pse jemi ndër të paktat vende, që kemi një trajtim të veçantë për studentët ekselentë. Studentët nga familje në nevojë s’paguajnë...