“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të thërrasë një seancë plenare urgjente për të diskutuar protestën e studentëve dhe të rinjve, kërkesën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe atë që PD e cilëson dhunë të ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj protestuesve. Në kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit, deputetët e opozitës ngrenë shqetësimin për lëndimet e raportuara gjatë protestave, përfshirë rastet me të mitur, dhe kërkojnë llogaridhënie institucionale për veprimet e policisë. PD kërkon që seanca të zhvillohet brenda ditës së sotme, ose të mërkurën, me rend dite të kufizuar te situata e protestave dhe përgjegjësia për shkeljet e mundshme të ligjit. NJOFTIM PËR SHTYP Prej tetë ditësh, studentët dhe të rinjtë shqiptarë vijojnë protestën e...
Burimi:
javanews.al