“Dora ruse dhe serbe kishin gisht”- Ish-deputeti: Antifa mbizotëroi me vandalizëm e dhunë! Kurti kishte pritshmëri për përmbysje politike në Tiranë
Ish-deputeti Ardian Kastrati ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i cilësuar ato si akte vandalizmi të nxitura nga elementë neokomunistë dhe opozitarë. Sipas Kastratit, në këto zhvillime ka pasur edhe ndikim të faktorëve të jashtëm, konkretisht të Serbisë dhe Rusisë. Ai argumenton se Serbisë nuk i konvenon integrimi i Shqipërisë në BE përpara saj, ndërsa e cilëson veprimtarinë e Antifas në Tiranë si të shoqëruar me vandalizëm dhe dhunë. Sipas ish-deputetit, Kurti kishte pritshmëri për një përmbysje politike në Tiranë. “Këto nuk ishin protesta, ishin vandalizma nga neokomunistët dhe elemente të tjera të opozitës. Ka një milion arsye në Shqipëri e Kosovë për të protestuar, por dora e huaj serbe dhe ruse kishin gisht. Serbisë nuk i konvenon integrimi i Shqipërisë...
Burimi:
javanews.al