Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Donnarumma drejt largimit, PSG gjen portierin e ri. 23-vjeç dhe kushton 40 milionë euro
PSG dhe Gigio Donnarumma nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, ndaj italiani pritet të largohet nga parizienët këtë verë. Kontrata aktuale e Donnarumma skadon në qershor të vitit 2026. Kërkesat e tij të larta financiare, i udhëhequr nga agjenti i tij Enzo Raiola, kanë shkaktuar shqetësim në zyrat e PSG-së. Për të mos pasur asnjë surprizë të hidhur, drejtuesit e PSG-së kanë nisur nga puna për të nënshkruar me portierin e Lille, 23-vjeçarin Lucas Chevalier, i konsideruar si një nga portierët më të mirë të momentit në qarkullim. Parizienët nuk duan ta humbin Donnarumma-n si...