Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Donin dhe ta ngrinin në detyrë, infermierja pa licencë arrestohet pasi vizitoi mbi 4 mijë pacientë
Një grua është arrestuar në SHBA nën dyshimin se është paraqitur si infermiere e regjistruar pa pasur licencë. BBC shkruan se hetimi policor filloi pasi drejtuesit e spitalit AdventHealth Palm Coast Parkëay, në qytetin Palm Coast, i ndërprenë kontratën infermieres me emrin Autumn Bardisa, për shkak të dyshimeve mbi kualifikimet e saj. Sipas hetuesve, 29-vjeçarja ka ofruar shërbime mjekësore për 4 mijë e 486 pacientë nga qershori i vitit 2024 dhe janarit 2025. “Ky është një nga rastet më shqetësuese të mashtrimit mjekësor që kemi hetuar ndonjëherë”, deklaroi Sherifi i Qarkut, Rick Staly. Bardisa akuzohet se ka dorëzuar dokumente të falsifikuara dhe ka përdorur një numër licence që i përkiste një infermiereje tjetër me të njëjtin emër, e punësuar në një spital tjetër të së njëjtës rrjetë spitalore....