Donald Trump: Takimi Witkoff-Putin ishte jashtëzakonisht produktiv, kemi bërë përparim

Donald Trump: Takimi Witkoff-Putin ishte jashtëzakonisht produktiv, kemi bërë përparim

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar këtë të mërkurë, më 6 gusht, se i dërguari i posaçëm i SHBA-ve, Steve Witkoff, bëri “përparim të madh” gjatë takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin, dhe se ai ka informuar disa nga aleatët evropianë të Uashingtonit pas takimit. “I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim jashtëzakonisht produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. U bë një përparim i madh! Më pas informova disa nga aleatët tanë evropianë. Të gjithë janë dakord se kjo luftë duhet të përfundojë dhe ne do të punojmë drejt këtij qëllimi në ditët dhe javët në vijim,” shkroi Trump në një postim në Truth Social, citon Reuters. Witkoff mbërriti në Moskë rreth orës 07:00 sipas kohës lokale, ku u prit në aeroportin...