Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Donald Trump Show
Në skenë ka vetëm një podium: presidenti bën gjithçka vetë, jep dhe heq të drejtën për të folur; i njeh gazetarët, sidomos ata të “lajmeve të rreme” si CNN, MSNBC, New York Times. Në orën 16:00, “The Donald” del nga prapaskena, me kostumin e zakonshëm blu dhe kravatën e tij të kuqe. Ecën paksa i përkulur, sikur të donte të përshkonte trashësinë e atmosferës. Raundi i parë i pyetjeve dhe menjëherë salla e gazetarëve shndërrohet në kaos. Ka nga ata që ngrihen në këmbë duke bërtitur, të tjerë që ulërasin drejt mikrofonit, apo lëvizin duart për të tërhequr vëmendjen. Në këtë mandat të dytë, Trump duket dukshëm më i kontrolluar. Nuk e humbet qetësinë. Prirja e tij e lindur për fyerje dhe neveria ndaj mediave...