Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar që Ngushtica e Hormuzit të riemërtohet “Ngushtica e Trumpit”, në një kohë kur kjo rrugë ujore strategjike mbetet në qendër të tensioneve për shkak të konfliktit me Iranin. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi: “Tani që e kemi nën kontrollin e SHBA-së, a duhet ta ndryshojmë emrin e Ngushticës së Hormuzit në Ngushtica e Trump?” Ai shtoi se, ashtu si Amerika, ngushtica do të ishte “më e nxehtë se kurrë më parë”. Deklarata e presidentit amerikan vjen pasi administrata e tij ndërmori një tjetër ndryshim të debatueshëm emërtimi. Më 27 gusht, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Lake America” për përdorim zyrtar federal në SHBA. Ndryshimi është pasqyruar edhe në Google Maps...