Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Donald Trump pritet të vizitojë Turqinë së shpejti
👁11647
Presidenti amerikan Donald Trump do të vizitojë Turqinë në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme. Lajmi është bërë i ditur nga korrespondenti i CNN Türk në Uashington, Yunus Paksoy. Edhe pse data e saktë nuk është bërë e ditur, vizita e Trump pritet të bëhet në fillim të majit, sqaroi Paksoy. Më herët, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan deklaroi se presidenti Recep Tayyip Erdogan do të takohet me homologun e tij amerikan në të ardhmen e afërt.