Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Donald Trump nuk e përjashton mundësinë e dhënies së faljes presidenciale për Diddyn
Kur u pyet nëse ka ndërmend t’i japë një falje presidenciale reperit Diddy, Donald Trump nuk dha një përgjigje të qartë. Edhe pse nuk u shpreh veçanërisht pozitiv për këtë mundësi, ai nuk e përjashtoi plotësisht një falje të mundshme. Presidenti amerikan dha një intervistë të premten, më 1 gusht, për Rob Finnerty në emisionin “Finnerty” në Newsmax, ku diskutoi mbi raportet e fundit që flasin për një falje të mundshme për Diddy. Reperi është dënuar për dy akuza për transportim personash me qëllim prostitucioni, ndërsa është liruar nga akuzat më të rënda për trafikim seksual dhe krijim të një...