Donadoni për titullin e Serie A: Tani shoh Napolin më të favorizuar për shkak të kalendarit

Donadoni për titullin e Serie A: Tani shoh Napolin më të favorizuar për shkak të kalendarit

“Kalendari i Interit nuk është aq i thjeshtë dhe këtë e tregoi ndeshja kundër Bologna. Gjithçka është në diskutim, gjithçka për t’u luajtur. Për publikun është edhe më emocionuese, edhe pse ndonjë tifoz do të vuajë pak më shumë. Sa i përket Milanit, ndaj Atalantës ishte një ndalesë e hidhur, edhe pse e pësoi golin në momentin kur dukej se kishte kontrollin e ndeshjes. Pas golit pati një rënie shqetësuese më shumë mendore sesa fizike te kuqezinjtë. Tani gara për kualifikim në Champions bëhet tepër e komplikuar”. Kështu u shpreh Roberto Donadoni, ish-trajner i kombëtares italiane dhe ish-lojtar i Milanit...
Burimi: Telesport.al