Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Dolly Parton shpallet “ICON” nga Guinness World Records
Këngëtarja legjendare e muzikës country, Dolly Parton, është nderuar zyrtarisht me titullin “ICON” nga Guinness World Records, gjatë një ceremonie të mbajtur në Nashville, Tennessee, qyteti që feston gjithashtu Ditën e Dolly Parton.79-vjeçarja, me një karrierë të jashtëzakonshme që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës botërore, u shpreh e përulur dhe falënderuese: “Jam krenare për këtë, falënderuese dhe mendoj se duhet të kem bërë diçka siç duhet.”Ky vlerësim i veçantë i shtohet koleksionit të saj prej 11 rekordesh Guinness, mes të cilave edhe “Më shumë albume të publikuara nga një këngëtare country” dhe “Më shumë nominime për Grammy për një artiste country femër”, transmeton KultPlus.Përveç muzikës, Dolly Parton ka ndikuar thellësisht edhe përmes projekteve të tjera si parku tematik “Dollywood”, muzikali autobiografik “DOLLY: A...