Doli nga shtypi libri “Mos kërko falje për çfarë ke bërë” i autorit, Mahmoud Darwish

Doli nga shtypi libri “Mos kërko falje për çfarë ke bërë” i autorit, Mahmoud Darwish

Doli nga shtypi libri “Mos kërko falje për çfarë ke bërë”, nga njëri prej shkrimtarëve dhe poetëve më në zë në botë, Mahmoud Darwish, përzgjedhur dhe shqipëruar nga Agron Islami dhe botuar nga shtëpia botuese Sh.B. Dudaj në Tiranë. Një letërsi që në një mënyrë unikale flet për nostalgjinë, romancën, gruan, dashurinë, dhembjen, atdheun, plagën dhe privimin dhe mbi të gjitha: për njeriun. Poeti palestinez, Mahmoud Darwish, autori i përkthyer në më shumë se 22 gjuhë të botës dhe poeti më i shitur në Francë së fundi erdhi në gjuhën shqipe për lexuesin tonë. Poetja dhe shkrimtarja e njohur amerikane...