DokuNights 2025 shpalos programin e plotë: Net magjike në kalanë e Prizrenit me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë

DokuNights 2025 shpalos programin e plotë: Net magjike në kalanë e Prizrenit me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë

Për edicionin e 24-të, DokuNights rikthehet jo vetëm si program muzikor, por si një përvojë e pandashme e DokuFest-it – një ritëm që pulson përtej natës, përtej muzikës. Çdo mbrëmje në skenën Sonar, në kalanë e Prizrenit, shndërrohet në një udhëtim mes gurëve të lashtë dhe tingujve modernë, duke shënuar një magji të përbashkët që zgjat deri në lindje të diellit. Kuruar nga Nita Deda dhe Leart Rama, programi i këtij viti përfshin një spektër të gjerë artistësh – nga këngë ceremoniale shekullore, te tinguj bashkëkohorë që shtyjnë kufijtë e muzikës dhe ndjesisë. Mes artistëve të ftuar janë Byron Yeates,...