Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dokumenti/ Tedi Blushi jep dorëheqjen nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, pasi u zgjodh deputet
👁11024
Këshilltari në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi, ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i tij si këshilltar bashkiak. Në një shkresë zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak të Tiranës, për dijeni edhe Kryekomisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, Blushi deklaron se vendimi vjen si pasojë e kualifikimit të tij si deputet në listën fituese të Qarkut Tiranë në zgjedhjet e 11 majit 2025. “Pasi u kualifikova në listën fituese të Qarkut Tiranë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, paraqes kërkesën time për dorëheqje nga mandati i anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë”, shkruan Blushi në letrën me datë 30 maj 2025.