Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
DOKUMENTI – Avokatët Antikorrupsion kallëzim penal në prokurori për IKMT për shembjet në Theth…
Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori, duke kërkuar nisjen e hetimeve për veprimet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Qarkun e Shkodrës. Kallëzimi pason një seri shembjesh të banesave dhe bizneseve që, sipas Shoqatës, janë kryer në mënyrë të paligjshme, pa njoftime paraprake, pa vendime të formës së prerë dhe pa i dhënë qytetarëve të drejtën për t’u mbrojtur në rrugë gjyqësore. Sipas dëshmive të mbledhura në terren dhe qytetarëve të dëmtuar, mbi 80 objekte janë shembur pa asnjë dokument komunikimi – as urdhër shembjeje, as procesverbal, as vendim administrativ. Shoqata...