Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dokumentari i Vinicius Jr. drejt gjyqit, klubi spanjoll hedh akuza ndaj yllit të Realit: Nuk përputhet me realitetin
👁12857
Klubi spanjoll i futbollit, Valencia CF, ka reaguar zyrtarisht pas publikimit të dokumentarit “Bailia, Vini” të Vinicius Jr., që sipas tyre, përmban pasaktësi dhe padrejtësi ndaj tifozërisë së klubit. Në një deklaratë publike, Valencia njoftoi se i ka drejtuar një kërkesë me shkrim producentëve të dokumentarit, duke kërkuar korrigjimin e mënyrës si janë pasqyruar ngjarjet që ndodhën në stadiumin Mestalla. Sipas klubit, përshkrimi që i është bërë situatës nuk përputhet me realitetin dhe dëmton imazhin e tifozëve të Valencias. “E vërteta dhe respekti për tifozët tanë duhet të mbizotërojnë,” thuhet në deklaratë. Valencia CF ka paralajmëruar se rezervon të drejtën...