Dogji 4 banesa dhe rrezikoi jetën e banorëve në Kakavijë, arrestohet zjarrvënësi

Dogji 4 banesa dhe rrezikoi jetën e banorëve në Kakavijë, arrestohet zjarrvënësi

Një 39-vjeçar është arrestuar në Dropull si autor i zjarrvënies së djeshme në fshatin Kakavije, ku flakët dogjën katër banesa, sipërfaqe pyjore dhe pemë frutore, duke rrezikuar jetën e banorëve. Sipas Policisë, K. V., 39 vjeç, banues në këtë fshat, gjatë punës në banesën e tij me troko, ka shkaktuar zjarr, i cili është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë. Falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, Zjarrfikëses, FRONTEX-it, Forcave të Armatosura dhe helikopterëve të autoriteteve greke, u bë e mundur evakuimi i banorëve dhe shuarja e flakëve. Policia e Gjirokastrës e identifikoi dhe arrestoi menjëherë autorin, ndërsa...