Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Dogji 10 hektarë tokë arë, identifikohet dhe procedohet penalisht autori i zjarrvënies në fshatin Helmës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Helmës, Kavajë, kishte rënë zjarr në një sipërfaqe toke, kanë kryer veprimet hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasit Y. T. Ai dyshohet se iu ka vënë zjarrin disa degëve të pemëve të prera dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 10 hektarë tokë arë, në pronësi të tij, dhe 30 pemë ulliri. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi...