Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Doganierët kroatë zbulojnë 11 kallashnikovë në makinën e shqiptarit
👁8576
11 pushkë automatike janë gjetur nga zyrtarët doganorë të Kroacisë në automjetin e një shtetasi nga Kosova. Armët u zbuluan gjatë kontrollit të një automjeti mallrash, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit. Gjatë inspektimit të detajuar të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municioni përkatës. Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër. Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit të paautorizuar të...