Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

Doganat në operacion, zbulohet magazina e kafesë ku bëhej evazion fiskal në Durrës, subjekti gjobitet me rreth 18 milionë lekë!

Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave kanë zbuluar një shkelje të rëndë financiare gjatë një kontrolli të ushtruar në një magazinë fiskale në qarkun e Durrësit, ku është konstatuar mungesa e një sasie prej 69.5 tonësh kafe. Aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria e Kontrolleve të Akcizës, pranë Departamentit të Akcizës, bazuar në analizën e riskut dhe në zbatim të Ligjit nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”. Magazina e kontrolluar dispononte autorizim zyrtar për prodhimin dhe përpunimin e kafesë me pezullim të detyrimeve të akcizës. Detyrimet e papaguara dhe masat ndëshkuese: Gjatë verifikimit fizik dhe dokumentar në ambientet e operatorit ekonomik, trupa e kontrollit konstatoi mungesën e kredisë mall në magazinë. Nga llogaritjet zyrtare u evidentuan: 5 tonë kafe të munguara në stok....