Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Doganat mbledhin 12 mln euro në ditë/ Performanca e të ardhurave 100% e planit, arkëtohen 113,7 miliardë lekë në 6 muaj
Dogana shqiptare ka regjistruar performancën më të lartë të arritur ndonjëherë në arkëtimin e të ardhurave. Në 6-mujorin e parë të 2025, 113.7 miliardë lekë kanë hyrë në buxhetin e shtetit, duke realizuar në masën 100% planin e përgatitur. Ose thënë ndryshe, 3.7 miliardë lekë apo 37 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Performanca e lartë e administratës doganore ka bërë që vetëm në harkun kohor të 24 orëve të realizohen një sërë procedurash dhe të arkëtohen mbi 12 milionë euro. “Në 24 orë dogana shqiptare arkëton 9-12 milionë euro të ardhura për buxhetin...