Doganat dhe Policia nënshkruajnë marrëveshje për procedura më të lehta dhe më të shpejta eksporti

Doganat dhe Policia nënshkruajnë marrëveshje për procedura më të lehta dhe më të shpejta eksporti

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje për lehtësimin e procedurave të eksportit, uljen e numrit të subjekteve që i nënshtrohen skanimit, përshpejtimin e kalimit të ngarkesave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike që bashkëveprojnë në port. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sjell më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe procedura që vendosin në qendër biznesin shqiptar dhe mbështesin eksportuesit. Porti i Durrësit, është një nga infrastrukturat më të rëndësishme...
Burimi: Sot.com.al