Dogana gjermane bllokon pakon me 32 lëkura pitoni, Ishte nisur nga Indonezia drejt Shqipërisë
Autoritetet doganore kanë zbuluar 32 lëkura pitoni gjatë kontrollit të një ngarkese transporti ajror në aeroportin Leipzig/Halle. Sipas administratës doganore, ishte një qen i specializuar për zbulimin e produkteve të kafshëve të egra që sinjalizoi ngarkesën të premten në mbrëmje, shkruan media gjermane. Paketa ishte nisur nga Indonezia drejt Shqipërisë Sipas dokumenteve të transportit, paketa peshonte 13 kilogramë, kishte një vlerë prej 160 dollarësh dhe ishte nisur nga Indonezia drejt Shqipërisë. Në dokumente deklarohej se ajo përmbante një xhaketë mode dhe një copë pëlhure batik, thuhej në njoftimin e autoriteteve. Megjithatë, gjatë kontrollit, doganierët zbuluan lëkura pitoni të ngjyrosura në blu, të kuqe dhe të zezë, me gjatësi nga 3.4 deri në 4.5 metra, si dhe katër copa pëlhure. Lëkurat kishin motive karakteristike të lëkurës...
Burimi:
syri.net