Dodik shfaqet i pashqetësuar në Moskë, BiH pyet veten përsëri se si e kaloi kufirin, ja aludimet

Dodik shfaqet i pashqetësuar në Moskë, BiH pyet veten përsëri se si e kaloi kufirin, ja aludimet

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, mbërriti në Moskë dje për të marrë pjesë në festimet e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste me ftesë të Vladimir Putinit, dhe është e paqartë se si arriti të kalonte kufirin boshnjak pavarësisht faktit se për të është lëshuar një urdhër arresti. Lajmi për mbërritjen e Dodikut në Moskë u publikua nga mediat pranë autoriteteve të Republikës Srpska, dhe në deklaratën që dha atje, ai pohoi se nazizmi u mund nga rusët dhe serbët. “Populli rus dhe Bashkimi Sovjetik, së bashku me Serbinë dhe serbët, dhanë një kontribut të padyshimtë në fitoren ndaj...
Burimi: Sot.com.al