Dodik nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, si po përpiqet presidenti i Republikës Srpska të shtyjë dënimin me burg

Dodik nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, si po përpiqet presidenti i Republikës Srpska të shtyjë dënimin me burg

Marsela SHYTIA Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, njoftoi se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen dhe se entiteti që ai drejton do të përgjigjet pas një vendimi përfundimtar që e dënon atë me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar të aktivitetit politik. “Askush nuk mund ta përmbysë vullnetin e popullit. Republika Srpska ka forcën për t’u përgjigjur politikisht, sepse nëse nuk e bën, një rrezik i madh i kanoset”, shkroi Dodik në profilin e tij X të dielën. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Republikës Srpska të bashkohen, të ruajnë paqen dhe stabilitetin. Ai nuk sqaroi se çfarë...