“Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”- Zbardhen detaje nga krimi misterioz, hetime edhe në një “Exchange”! Ja çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj lavazhierëve

“Do vij ta marr, vetëm lajeni mirë”- Zbardhen detaje nga krimi misterioz, hetime edhe në një “Exchange”! Ja çfarë u kërkoi i dyshuari Shakaj lavazhierëve

Veç kërkimeve ndaj Armand Shakajt, i dyshuar për vrasjen e Eglant Koçit, duke ndjekur pistën e krimit të ndodhur prej parave të call center-ave dhe të kriptomonedhave, rezulton se grupi i hetimit ka pyetur edhe pronarin e një exchange-i në Tiranë. Pasi familjari i Eglantit kishte depozituar denoncimin për zhdukjen e tij, në datë 5 qershor ai i tregoi më pas policisë se i vëllai konvertonte kriptomonedha në një subjekt pranë Spitalit Ushtarak. Por rezulton se administratori Kërciku ka shpjeguar se viktima kishte më shumë se një muaj që nuk ishte paraqitur për transferta. Kjo dëshmi ka përforcuar dyshimin fillestar të agjentëve të policisë, që vazhdojnë të hetojnë në drejtim të vrasjes së Eglant Kocit në Tiranë, ditën që u paraqit në biznesin e shokut...