Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do t’ju hamë të gjallë”, Mazniku reagon ndaj Alizotit: Gjuhë humbësish, diskurs kënete!
👁8194
Fraza “do t’ju hamë për së gjalli”, që drejtuesi politik i PD, Tomor Alizoti shprehu me tone të larta gjatë takimit përmbyllës të fushatës në Elbasan, për rivalin e tij nga kampi i majtë, Arbjan Mazniku është gjuhë humbësish. Duke nënvizuar fillimisht se nuk merret me analizën e tipologjisë së kundërshtarit, Mazniku tha se në fushatën e 9-të ku po merr pjesë, ai nuk e kishte menduar ndonjëherë “që do vinte një ditë që do të më vinte keq për kundërshtarin”. “Degradimi i gjuhës, nervave, komunikimit, ndërkohë që duhet të ishte një fushatë që të bazohej në ide, koncepte, si...