Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Do të vras ty dhe familjen tënde”, kërcënohet sërish presidentja Vjosa Osmani
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar sërish me jetë. Mediat në Kosovë shkruajnë se kërcënimi është bërë përmes një email në gjuhën angleze. “Kërcënimi i bërë në një zinxhir email ndër të tjera përfshin kërcënim të drejtpërdrejtë me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj dhe në të cilin në anglisht, shkruan: “I’ll come and shoot you… and your family too…”, që do të thotë “do të vij të të vras ty… e po ashtu familjen tënde”, bëjnë me dije burime brenda policisë, shkruajnë mediat në Kosovë. Kujtojmë se Vjosa Osmani është kërcënuar disa herë me jetë, por që...