“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, pas vendimit të fundit të marrë në Hagë. Hamza në një postim në rrjete sociale ka shkruar se gjatë vizitës u ka shprehur familjeve mbështetjen e tij, duke theksuar se ato nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë kurrë. Ai gjithashtu ka shkruar se dhimbja e familjeve është edhe dhimbje e popullit të Kosovës, ndërsa u shpreh krenar për ish-krerët e UÇK-së dhe luftën për liri. “Sot isha për vizitë në familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, pas vendimit të rëndë, të padrejtë dhe të pabazuar në Hagë. I sigurova se nuk janë vetëm dhe se nuk do të jenë kurrë. Dhimbja e tyre është...
Burimi:
javanews.al