Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do të të arrestoj e deportoj”, Trump sulmon kandidatin për kryebashkiak që doli kundër pr.ligjit për taksat
Një përplasje e ashpër, e shoqëruar edhe me kërcënime mes presidentit amerikan Doland Trump dhe kandidatit demokrat për kryebashkiak të New Yorkut, Zohran Mamdani ka rrëmbyer vëmendjen mediatike. Gjatë ditëve të fundit, Trump ka përshkallëzuar sulmet ndaj 33-vjeçarit, duke e kërcënuar me arrestim dhe deportim. Trump gjithashtu ka paralajmëruar marrjen nën kontroll të qytetit më të madh të vendit. “Si President i Shteteve të Bashkuara, nuk do ta lejoj këtë të çmendur komunist të shkatërrojë Nju Jorkun. Jini të sigurt, unë kam të gjitha levat dhe të gjitha kartat. Do ta shpëtoj Qytetin e Nju orkut dhe do ta bëj...