Do të quhet Leoni i XIV/ Papa i ri përshëndet besimtarët nga ballkoni i Lozhës së Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit

Do të quhet Leoni i XIV/ Papa i ri përshëndet besimtarët nga ballkoni i Lozhës së Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit

Robert Francis Prevost i cili u zgjodh rreth orës 18:08 të ditës së sotme si Papa i ri, ka përshëndetur besimtarët nga ballkoni i Lozhës së Bekimeve në Bazilikën e Shën Pjetrit. Emri i tij papnor do të jetë Leone XIV. Ai është amerikani i parë i zgjedhur si Papë,. ndërsa konsiderohet si lider me eksperiencë të madhe që ka kaluar të gjithë karrierën në Amerikën Latine dhe ka shërbyer në zyrën e Vatikanit. Ai pritet të jetë vazhdues i reformave të nisura nga Papa Françesku.
Burimi: Javanews.al