Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do të nisë Foltore 2”! paralajmërimi i Ferdinand Xhaferajt: Ja kur do të ndodhë lëvizja në Partinë Demokratike
“Unë mendoj që Partia Demokratike është e dënuar të reformohet”, paralajmëron në një intervistë për Top Channel Ferdinand Xhaferaj! Sali Berisha është në kërkim të kohës për të shuar zemërimin e demokratëve pas disfatës së 11 majit, por për kritikët e tij më të fortë doktori është i destinuar të mos i shmanget më përgjegjësisë për humbjen e zgjedhjeve. “Nëse deri më 11 maj kishim një Berishë që kishte problem te shkuarën e tij, mbas 11 majit kemi një Berishë që po bllokon të ardhmen. Berisha duhet të tërhiqet. Më vjen shumë keq që me sjelljen e tij politike, po projektohet...