Do të kërkohet sërish arrestimi i Ballukut? Braho: Thelluam hetimet dhe shtuam akuza të reja

Do të kërkohet sërish arrestimi i Ballukut? Braho: Thelluam hetimet dhe shtuam akuza të reja

Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe 27 të pandehurve të tjerë, mes tyre edhe dy shoqëri tregtare. Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Klodian Braho, gjatë një takimi me gazetarët. Sipas gazetares Klodiana Lala, kërkesa për gjykim është depozituar nga prokurori Dritan Prençi. Gjatë komunikimit me mediat, Braho u ndal edhe te vendimi i Kuvendit për të mos autorizuar heqjen e imunitetit të Ballukut dhe kërkesën e SPAK për arrestimin e saj. Ai e cilësoi këtë vendim si të padrejtë nga këndvështrimi i prokurorisë, por theksoi se institucioni kishte detyrimin ta zbatonte. Sipas kreut të SPAK, pavarësisht vendimit të mazhorancës, hetimet kanë vijuar dhe gjatë kësaj...