Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do të kemi një marrëveshje këtë javë”/ Trump pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar për armëpushimin në Gazë
Pas 21 muajsh lufte, shpresat për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës po rriten. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvillon sot një takim të rëndësishëm me presidentin amerikan, Donald Trump, në Uashington. Trump u tha më herët gazetarëve se do të jetë “shumë i prerë” me Netanyahun për përfundimin e konfliktit. Ai tha se mendon se “do të kemi një marrëveshje” këtë javë. “Po punojmë për të arritur marrëveshjen që është diskutuar, sipas kushteve të dakorduara”, tha në anën tjetër Netanyahu. “Unë besoj se biseda me presidentin Trump mund të ndihmojë në avancimin e këtij rezultati, për të cilin...