“Do të jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje”, Vuçiç: Por më parë do të flas me Putin
Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të japë dorëheqjen të dielën në mbrëmje, rreth orës 20:00. Gjatë një prononcimi për gazetarët në Nju Jork, Vuçiç tha se do t’i njoftojë vetë mediat dhe se do të japë shpjegimet e tij lidhur me vendimin. "Do jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje, kështu që do t'ju njoftoj, mendoj se do të jetë rreth orës tetë të mbrëmjes. Do t'ju njoftoj, do t'ju telefonoj të gjithëve, do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër", tha Vuçiç. I pyetur nga gazetarët nëse situata është bërë më e qartë sa i përket zgjidhjes për kompaninë serbe të naftës NIS, Vuçiç tha se nuk kishte ende një përgjigje të saktë. Ai shtoi se për këtë...
Burimi:
zeri.ai