“Do të harrohet shpejt”, shpërthen skandali 30 vite pas vdekjes së Princeshë Dianës
Kanë kaluar gati 30 vjet nga vdekja e Princeshë Dianës në një aksident automobilistik në Paris, por detajet e ditëve pas tragjedisë vazhdojnë të shkaktojnë debat. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është vëllai i saj, Earl Spencer, i cili ka publikuar librin e tij të ri, Swan Song. Funerali zyrtar i Dianës u zhvillua më 6 shtator 1997, në Westminster Abbey në Londër. Në fjalimin e tij, Spencer tha se kujtimi i motrës së tij nuk do të “shuhej kurrë”. Sipas tij, ai e kishte zgjedhur me qëllim këtë shprehje, pasi Charles i kishte thënë se Diana do të harrohej shpejt. Me librin e ri, Spencer duket se po përpiqet të mbajë gjallë kujtimin e saj dhe të tregojë versionin e tij për atë që ndodhi....
Burimi:
javanews.al