“Do ‘shkrijmë’ e-albania”, Berisha para gazetarëve: Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do kthejmë të gjitha zyrat siç ishin në 2013

“Do ‘shkrijmë’ e-albania”, Berisha para gazetarëve: Në 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do kthejmë të gjitha zyrat siç ishin në 2013

Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë me gazetarët, se nëse vjen në pushtet, në 100 ditët e para të qeverisjes së tij do të ‘shkrijë’ e-albania dhe do rikthejë të gjitha zyrat si në 2013. Ai tha se çdo zyrë do të kthehet nëpër bashki siç kanë qenë më parë. “Mungesa e të gjitha zyrave, shkatërrimi i qyteteve, heqja e administratave, por premtimet e mia ishin të qarta, kjo merr fund 100 ditët e para, në çdo rreth do kthehen të gjitha zyrtar siç kanë qenë në 2013, të gjitha shërbimet”, tha Berisha. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv