Burimi:
Opinion.al

Do shiste pistoletën në Tiranë/ Arrestohet 21-vjeçari, në pranga edhe shoku i tij për moskallëzim krimi
👁12301
Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri dhe municion luftarak.Dyshohet se 21-vjeçari armën e zjarrit e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë. Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 24-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 21-vjeçarin.Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe municionin luftarak. “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin...