Do ndryshojë emri i Shëngjinit? Ndreu: Dallkaukët e komenteve të qetësohen, asgjë e vërtetë

Do ndryshojë emri i Shëngjinit? Ndreu: Dallkaukët e komenteve të qetësohen, asgjë e vërtetë

Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka hedhur poshtë lajmet që përflitet për një ndryshim të emrit të Shëngjinit. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se asgjë nuk është e vërtetë. “Portale mediatike dhe private që flasin pa përgjegjësi për vendime e propozime, duke iu referuar emrit tim! Njerëz që shfryjnë idiotësinë e tyre në komente, gjoja të prekur se po iu bëhet një padrejtësi e madhe! Mbajeni more veten, se nuk ka asnjë veprim që t’ju prishë “rehatínë” me një ndryshim emri! Nuk ekziston asgjë”. Postimi i plotë Për të gjithë ata që gjoja iu vra barku...
Burimi: Kohajone.com