DO LEVIZIM SHPEJT/ KAJA KALLAS PER ZGJERIMIN E BE: FORCOJME PESHEN E EUROPES
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka deklaruar se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një prej politikave kryesore të Unionit dhe një faktor që rrit peshën e Evropës në arenën ndërkombëtare. Në një reagim në rrjetin social “X”, Kallas komentoi propozimet e reja të Komisionit Evropian për zgjerimin, duke theksuar se ato synojnë të përcaktojnë hapa konkretë për integrimin gradual të vendeve kandidate. Sipas saj, paketa e re parashikon edhe mekanizma mbrojtës për të parandaluar kthimin pas në reformat e ndërmarra, ndërsa BE-ja duhet të përshtatë institucionet e veta për një Union më të madh. “Zgjerimi forcon peshën e Evropës në botë. Ai ka qenë politika jonë më e suksesshme e jashtme për dekada”, shkroi Kallas. Ajo nënvizoi...
Burimi:
ntv.al