“Do jenë orë të vështira”, Vengu flet nga Delvina për zjarret: Prioritet zonat e banuara dhe parqet e mbrojtura

“Do jenë orë të vështira”, Vengu flet nga Delvina për zjarret: Prioritet zonat e banuara dhe parqet e mbrojtura

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në një lidhje direkte nga Delvina me edicionin qendror të lajmeve në A2 CNN, tregoi situatën me zjarret në atë zonë. “Prej disa orësh kemi nisur evakuimin e tre fshatrave dhe janë angazhuar të gjitha forcat për të kufizuar vatrat e zjarrit. Kemi të pranishme edhe Urgjencën Kombëtare dhe stafin e Bashkisë Delvinë, që kanë bërë një punë heroike, në mënyrë që evakuimi i banorëve të shkojë pa probleme”, tha Vengu. “Do jenë orë të vështira, temperaturat do jenë ekstreme edhe nesër… Të gjitha përpjekjet tona janë fillimisht për zonat e banuara dhe më pas...