Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Do i blejë nga Franca, Serbia merr gati 2 miliardë euro hua për të paguar avionët Rafale
Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca. Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze. Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një, raporton Shërbimi i Ballkanit...