Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Do dergjen edhe 4 vite në opozitë”, Sula: A ia vlen të shpenzohesh 6 mln dollarë për imazhin e Berishës?
👁11278
Deputeti Dashnor Sula ka komentuar kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë lobuese “Continental Strategy” në SHBA. Përmes një reagimi në facebook, Sula shkruan se porositësja e kësaj kontrate lobimi është vetë PD, dhe nuk bëhet fjalë për një ‘dhuratë’ që ka përfituar nga shqiptarët atje. Më pas, ai shtron pyetjen se nëse ia vlen që në një vend si Shqipëria, ku opozita ka denoncuar nivelin e varfërisë, të shpenzohen shuma kaq të mëdha parash për të rregulluar imazhin e një individi. Sipas tij, Partisë Demokratike nuk i interesojnë qytetarët por vetëm pastrimi i figurës së Berishës. Postimi i...