“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida
Momentet dramatike para rrëzimit të Learjet60 në Florida janë kapur në dialogun e fundit që piloti i avionit pati me kullën e kontrollit. Disa minuta para rrëzimit piloti raportoi se në aeroplan kishte filluar të grumbullohej akull, se temperatura jashtë ishte -47 gradë Celsius dhe se po përballeshin me turbulenca, të cilat po shkaktonin luhatje në lartësinë e fluturimit. “Kemi formim akulli të lehtë, të menaxhueshëm dhe të qartë dhe turbulencë të moderuar”, raportoi piloti në radio për Kontrollin e Trafikut Ajror të Miamit. Megjithatë, pak çaste më vonë, pasi vuri re se kishte filluar të binte shi dhe kërkoi leje për të rritur lartësinë e fluturimit, ai shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. “Po humbasim lartësi me një shpejtësi prej 8,000 këmbësh – ndihmë, ndihmë –...
Burimi:
javanews.al